Ndërlidhjet

BRUKSEL


Treshja evropiane dhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq, në takimin e sotëm në Bruksel, diskutuan edhe për procesin e definimit të statusit të Kosovës.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe Komisioneri për Zgjerim Olli Rehn thanë se presin shumë nga takimi i 10 marsit në Vjenë. Ata thanë se presin sjellje konstruktive edhe nga Serbia.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë u shpreh kundër pavarësisë së Kosovës. Ai tha se edhe Brukseli duhet të analizojë pasojat nga një vendim i tillë.
"Serbia është e gatshme të pranojë të gjitha vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së por jo edhe atë për pavarësinë e Kosovës" tha Tadiq.
XS
SM
MD
LG