Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Daniel Fried filloi sot vizitën në Kosovë duke takuar udhëheqësit e komunave serbe dhe përfaqësues të subjekteve politike të serbëve të Kosovës.
"Asnjëra palë nuk do të fitojë krejt çka kërkon, ashtu siç asnjëra palë nuk do të mbetet pa asgjë në statusin përfundimtar të Kosovës", tha sot në pjesën veriore të Mitrovicës Fried, pas takimit me kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe.
"Sipas pikëpamjes së qeverisë sime, serbët e Kosovës duhet ta dinë se ne besojmë që ata duhet dhe do të kenë të ardhme në Kosovë", tha Fried.
Diplomati amerikan, nesër do të takojë presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku dhe ekipin e unitetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG