Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried, para Kosovës viztoi Serbinë. Në një konferencë për shtyp në Nish ai tha se është ende herët të thuhet se si do të votojnë anëtaret e veçanta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e re për statusin e Kosovës.
"Nuk më takon mua të flas për detajet kur do të mbahet takimi. Kam dëgjuar spekulime për qëndrimin eventual të Kinës dhe të Rusisë, por Rusia është anëtare e Grupit të Kontaktit dhe të gjithë punojmë bashkë. Rusia është shumë e kujdesshme në deklaratat e saj publike" tha Fried në konferencën për shtyp në Nish të Serbisë.
Ai tha se "është gabim i madh" nëse dikush mendon se "me vota të ndryshme ndonjë shtet do të ketë sukses që ta pengojë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën" në Këshillin e Sigurimit.
"Mendoj se vendimi duhet të merret gjatë këtij viti" tha Fried, i cili nuk deshi të flas rreth mundësisë që Shtetet e Bashkuara ta njohin Kosovën, nëse Këshilli i Sigurimit nuk merrë vendim për këtë.
Fried tha se nuk pret nga udhëheqësia serbe që t'i duartrokas dhe ta mbështes zgjidhjen për Kosovën që nuk i përshtatet Serbisë, por, tha se pret sjellje në përputhje me standardet botërore.
XS
SM
MD
LG