Ndërlidhjet

PRAGË


Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2006, vlerësoi se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe institucionet vendore në përgjithsi kanë respektuar të drejtat e njeriut.
Sidoqoftë, në raport u vlerësua se ka pasur probleme në disa lëmi, veçanërisht rreth pakicave.
Sa i përket Serbisë, në raport u tha se qeveria përgjithsisht ka respektuar të drejtat e qytetarëve dhe ka bërë përpjekje për adresimin e shkeljeve.
"Por, kanë vazhduar problemet, përfshirë përhapjen e korrupsionit në polici dhe drejtësi, mosndëshkimin, gjyqet e stërzgjatura dhe dështimin e qeverisë në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për dorëzimin e të kërkuarve", vlerësoi raporti.
Ndërkohë, për Rusinë, Departamenti amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2006, konstatoi se atje ka centralizim të vazhdueshëm në degët ekzekutive të pushtetit.
"Në Çeçeni dhe në pjesët tjera të Kaukazit Verior vazhdojnë shkeljet serioze të të drejtave të njeriut" u konstatua në raport.
XS
SM
MD
LG