Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


118 persona u vranë sot nga sulmuesit vetëvrasës në Irak. 90 prej tyre u vranë kur dy sulmuesë vetëvrasës hodhën vetën në ajër, në mesin e një turme të pelegrinëve shiitë, në jug të Bagdadit. Më shumë se 150 të tjerë u palgosën në këto sulme. Mijëra pelegrinë nga pjesë të ndryshme të Irakut, me autobus apo në këmbë, kanë filluar të drejtohen për në qytetin Qerbela, për ceremoninë e religjioze të së premtes. Udhëtimi po bëhet pavarësisht nga kërcënimet e militantëve synitë.
Po sot, gjashtë ushtarë amerikanë e humbën jetën kur një bombë e goditi automjetin e tyre në provincën Salahuddin, në veri të Bagdadit, ndërsa tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një shpërthim në krahinën Diyala.
Ndërkohë, militantët e udhëhequr nga Al Kaida sulmuan sot burgun në Mosul dhe liruan rreth 140 të burgosur.
XS
SM
MD
LG