Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush dhe zëvendës presidenti Dick Cheney kanë shprehur keqardhje për vendimin e gjyqit për fajësinë e ish ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë, Lewis Libby. Zoti Libby, ish ndihmës i lartë i zëvendës presidentit amerikan Cheney mbrëmë u shpall fajtor nga një gjykatë në Uashington për gënjim dhe obstruksion të drejtësisë në lidhje me hetimet lidhur me rrjedhjen e informacioneve për një operativiste të agjencisë CIA. Në vendimin përfundimtar, që pritet të shpallet në qershor, ai mund të dënohet me 25 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG