Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një propozim ligj për mbështetjen e zgjerimit të mëtejmë të NATO-s ka arritur edhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Ky propozim i paraqitur nga senatori republikan Richard Lugar do të kërkoj që NATO-ja të reagoj shpejtë që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Ukraina të bëhen anëtarë të plotë të aleancës. Ky propozim ligj, pasi u miratua në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, duhet të kalojë edhe në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese dhe të miratohet edhe nga presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG