Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried tha sot në Prishtinë se ekstremistët dhe kundërshtarët në të dy anët, janë duke dëmtuar si popullin shqiptar ashtu edhe atë serb.
“Ekstremistët dhe kundërshtarët nuk janë miq të Kosovës”, tha Fried, pas takimit me ekipin negociator të Kosovës.
Sipas tij, plani i kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës është serioz.
"Nuk e di se çka duan këta ekstremistë, por ata e kundërshtojnë planin, i cili deri tash, jo që është plani më i mirë, por i vetmi që ofron një të ardhme më të mirë për Kosovën”, tha Fried.
Ai tha se pakoja e Ahtisarit nuk është finalizuar, por tashmë është e qartë se është një pako e balancuar.
"Nuk i jep gjithçka njërës palë, por u jep nga dicka të dy palëve”, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried.
XS
SM
MD
LG