Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani konfirmoi se do të marrë pjesë në konferencën e kësaj jave për sigurinë në Irak. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët amerikanë. Ministri i Jashtëm Manuchehr Mottaki tha sot se Irani do të marrë pjesë me synimin që të ndihmojë qeverinë dhe popullin e Irakut.
"Zëvendës ministri i jashtëm do të jetë pjesëmarrës në takimin e fqinjëve të Irakut, me 10 mars në Bagdad" tha Mottaki.
Në konferencë do të marrin pjesë 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Uashingtoni akuzon Iranin se po mbështet militantët në Irak.
XS
SM
MD
LG