Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë konfirmoi se dy shtetase amerikane janë shtrirë në një spital për shkak të helmimit të mundshëm me talium. Marina Kovalevski dhe vajza e saj Jana ishin shtrirë në spital në fund të muajit të kaluar me simptome të helmimit.
Zëdhënësi i departamentit amerikan të Shtetit Sean McCornmack tha se autoritetet ruse po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
"Përfaqëuesit tanë ndërkaq, do të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme derisa ato janë në spital dhe do të ndihmojnë kthimin e tyre në SHBA" tha McCornmack.
Gazetat ruse raportuan se dy femrat kanë lindur në ish Bashkimin Sovjetik dhe se kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG