Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha u takua sot me Atin e Shenjtë, Papa Benedikti XVI. Ai e informoi Papën për ecurinë e procesit për definimin e statusit të Kosovës.
"Pala kosovare ishte konstruktive, ndërsa Kosova tani po kalon nëpër momentet më vendimtare në histori" citohet në një komunikatë për media të Kuvendit, të ketë thënë Berisha. Papa Benedikti XVI ndërkaq, sipas komunikatës, premtoi se do të angazhohet për një zgjidhje të drejtë.
"Përcillja popullit të Kosovës bekimin tim dhe siguroje atë që unë do të angazhohem që ky popull të jetojë në paqe, të ruajë traditën dhe entitetin e vet”, citohet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës, Papa Benedikti XVI.
XS
SM
MD
LG