Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një dëshmitar në gjykimin e ish policëve serbë të akuzuar për masakrën e Suharekës gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi sot se si i ka mbledhur trupat e shqiptarëve të masakruar, përfshirë gra dhe fëmijë. Pjesëtari i njësisë së mbrojtjes civile serbe gjatë kohës së luftës, Spiro Krstiq tha në gjyqin që po zhvillohet në Beograd, se kishte qenë i urdhëruar që të mbledh trupat e shqiptarëve, pasi forcat serbe kishin vrarë 48 anëtarë të familjes Berisha.
Autoritetet serbe kanë akuzuar 8 ish policë për këtë masakër.
XS
SM
MD
LG