Ndërlidhjet

VJENË


Ekipi i Unitetit, në përbërje të plotë, i drejtuar nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, do marrë pjesë në takimin e 10 Marsit në Vjenë, nën organizimin e kryendërmjetësit Marti Ahtisari. Kjo është konfirmuar për radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i UNOSEK-ut, Remi Dourlot.
Dourlot shtoi se megjithë konfirmimin e Prishtinës, ende nuk ka njoftim zyrtar për nivelin e delegacionit të Beogradit. Zëdhënësi i zyrës së Ahtisaarit theksoi se megjithatë besojnë se në Vjenë në takimin e 10 Marsit do marrë pjesë presidenti serb, Boris Tadiç.
Takimi i 10 marsit besohet të jetë i fundit mes Prishtinës e Beogradit dhe po zhvillohet pasi UNOSEK-u i ka dorëzuar dje Kosovës dhe Serbisë propozimin final të Ahtisarit.
XS
SM
MD
LG