Ndërlidhjet

PRISHTINË/ANKARA


Kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia e mbështet zgjidhjen e statusit të Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullatës shumicë, ka njoftuar kabineti i kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.
Në ditën e parë të vizitës treditëshe zyrtare në Turqi, Çeku u takua mbrëmë në Ankara me homologun turk Erdogan, me të cilin diskutoi për gjendjen aktuale në rajon në kontekst të zgjidhjes së statusit të Kosovës.
"Pavarësia e Kosovës me të gjitha atributet e një shteti sovran është vullneti i popullit të Kosovës. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e shohin realizimin e sovranitetit si një përgjegjësi për të çuar përpara procesin e zhvillimit të Kosovës dhe të rajonit", ka thënë Çeku.
Në takimin gjithashtu është diskutuar bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, të kulturës dhe të arsimit.
XS
SM
MD
LG