Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer e ka shfaqur shpresën se epilogu i raundit të fundit të bisedimeve për statusin e Kosovës do të jetë pozitiv dhe do të rezultojë me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kosova është çështje komplekse por "aleatët e NATO-s e mbështesin propozimin e ish presidentit finlandez Ahtisaari", deklaroi Scheffer, për të shtuar se ushtarët e aleancës edhe më tej do të mbeten në Kosovë për t'i mbrojtur të gjithë banorët e saj.
"Megjithate, porosia kryesore të cilën erdha t'ia përcjell Beogradit është se hyrja e Serbisë në Partneritetin për Paqe dhe bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës nuk kanë humbur nga rëndësia", tha Scheffer pas takimit me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG