Ndërlidhjet

SARAJEVË


Gjykata e Sarajevës e dënoi një serb të Bosnjes me 10 vjet burg nën akuza për krime kundër njerëzimit.
Radislav Ljubinac ka qenë pjesëtar i njësitit paramilitar të udhëhequr nga Partia Demokratike Serbe, e themeluar nga Radovan Karaxhiq, i akuzuar për krime lufte.
Ljubinac u shpall fajtor për pjesëmarrje në dërgimin e detyrueshëm të civilëve boshnjakë në vijat e para të frontit, ku ata janë shfrytëzuar si mburojë e gjallë.
XS
SM
MD
LG