Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rusia asnjëherë deri tani nuk ka paralajmëruar mundësinë që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përdor veton për Kosovën, tha ministri i jashtëm serb Vuk Drashkoviq.
"Në këtë moment, pozicionet e Serbisë dhe Rusisë për Kosovën janë në binarë të njëjtë, por mendoj se nuk duhet nxjerr konkuzione se në betejën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë mund të llogaritet vetëm në veton e Rusisë" tha Drashkoviq, për agjencitë serbe të lajmeve.
Më tej ai ka shtuar se "mbështetësit e Millosheviçit mund të rikthehen në pushtet nëse Kosova fiton pavarësinë".
Aleatët ultra nacionalistë të Millosheviçit "presin për bombën e Kosovës që të ndodhë, çfarë mund të pasohet me kthimin e tyre në pushtet", tha Drashkoviç. Nga ana tjetër kreu i radikalëve serbë, Tomisllav Nikoliq ka kërcënuar sërish për kryengritje në rast të shkëputjes së Kosovës.
"Të dërguarit ndërkombëtarë këto kohë po pyesin presidentin Tadiç dhe kryeministrin Koshtunica nëse jemi në gjendje që të bëjmë kryengritje dhe përgjigjja jonë është po", tha Nikoliq.
XS
SM
MD
LG