Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq tha se ende nuk " janë shkëputur lidhjet" me trashëgiminë politike të Sllobodan Millosheviqit. Ajo tha se kjo mund të shihet në qasjen e politikanëve ndaj të kaluarës dhe ekzistimin e shumë prej atyre që e mbrojnë politikën e Millosheviqit.
Edhe nënkryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes Srgjan Sreqkoviq doli me të njëjtin vlerësim. Ai tha se është i zhgënjyer me faktin se liderët demokratë kanë bërë kompromise me "sistemin e tij".
Millosheviq vdiq nga sulmi në zemër më 11 mars të vitit të kaluar, në qelinë e tij në Tribunalin e Hagës.
Përkrahësit e tij shënuan sot një vjetorin e vdekjes, duke u mbledhur tek varri i tij në Pozharevc.
XS
SM
MD
LG