Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Bagdad filloi sot konferenca ndërkombëtare që synon stabilizimin e këtij vendi. Në takim marrin pjesë vendet fqinje të Irakut si dhe vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri i Irakut Nuri Al Maliku.
"Kërkojmë nga pjesëmarrësit dhe përmes tyre nga bashkësia ndërkombëtare që të jetë e vetëdijshme për specifikat historike dhe sociale të Irakut. Kërkojmë nga palët në rajon dhe më gjerë që të mos pretendojnë të influencojnë në Irak përmes ndonjë sekti, bashkësie etnike apo partie" tha Al Maliki.
Ambasadori amerikan në Irak Zalmay Khalilzad u bëri thirrje fqinjëve të Irakut që të bëjnë më shumë në ndalimin e hyrjes së militantëve, armëve dhe propagandës sektare, që i kontribuojnë dhunës në Irak.
Po sot, policia tha se të paktën 10 persona u vranë dhe 10 u plagosën nga shpërthimi i një veture bombë sot, në lindje të Bagdadit.
Nga zhvillimet tjera në Irak veçohet edhe arrestimi i liderit të grupit irakian "Shteti islamik i Irakut" i lidhur me Al Kaidën. Abu Omar Al Bagdadi ishte lider i grupit, i formuar vitin e kaluar nga pjesëtarët e kryengritësve synitë, pas vdekjes së Musaba Al Zarquavit.
XS
SM
MD
LG