Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i ktheu parlamentit ligjin, i cili ofron amnisti për krimet e luftës të bëra gjatë dhjetëra viteve të konfliktit. Karzai tha se në ligj duhet të përfshihet e drejta e viktimave për të kërkuar drejtësinë.
Po sot, talebanët bënë thirrje për tërheqjen e trupave italiane nga Afganistani, në mënyrë që të hapet rruga për lirimin e një gazetari italian, të cilin e akuzojnë për spiunazh.
Dhoma e ultë e parlamentit italian vendosi, gjatë javës, që të mbajë në Afganistan 1.900 trupa, por ky vendim duhet të miratohet, brenda muajit, edhe nga Senati.
XS
SM
MD
LG