Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ekipi i Unitetit u kthye sot nga Vjena ku dje mori pjesë në takimin e fundit në kuadër të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ky takim shënoi përbylljen e bisedimeve për statusin.
"Kemi bërë kompromise edhe të dhimbshme duke u treguar zemërgjerë" tha Sejdiu dhe shtoi se nuk do të ketë shtyrje të tjera për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ai u shpreh i bindur se kryenegociatori Marti Ahtisari do ta dorëzojë propozimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së brenda këtij muaji.
Kryeministri Agim Çeku, ndërkaq tha se për Kosovën nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç pavarësisë.
"Kjo së shpejti do të bëhet realitet" tha kryeministri i Kosovës.
XS
SM
MD
LG