Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 40 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e sotme në Irak. 20 prej tyre u vranë nga shpërthimi i një veture bombë, që në shënjestër kishte pelegrinët shiitë. Zyrtarët irakianë thanë se viktimat po ktheheshin në Bagdad nga ceremonitë fetare në Qerbela.
Sulme kishte edhe në pjesë tjera të Irakut. Ato ndodhën një ditë pas mbajtjes së konferencës ndërkombëtare në Bagdad që synonte stabilizimin e gjendjes në Irak.
XS
SM
MD
LG