Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara mbrëmë kanë shprehur keqardhje për mos suksesin e bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për statusin e Kosovës dhe kanë mbështetur planin e propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. "Bisedimet demonstruan se Beogradi dhe Prishtina mbeten diametralisht kundërshtuese për çështjen e statusit të Kosovës", tha Joanne Moore, zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit. "Propozimi për zgjidhjen, i rishikuar pas disa javëve të konsultimeve me palët, është një dokument korrekt", tha mëtutje Joanne Moore dhe shtoi se "ky është një propozim për një Kosovë më stabile dhe demokratike që i mbronë të drejtat e të gjithëve". Zonja Moore tha "ne e mbështesim qëllimin që raporti final të prezentohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në fund të këtij muaji" dhe shtoi se "i ftojmë të gjitha palët që të bashkohen në këtë propozim".
XS
SM
MD
LG