Ndërlidhjet

BOGOTA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha se Irani dhe Siria duhet ti përmbushin premtimet e tyre për ta ndihmuar Irakun, në aspektin e ndaljes së rrjedhjes së armatimit dhe të kryengritësve. Këto ishin komentet e para të presidentit Bush lidhur me konferencën ndërkombëtare për sigurinë e Irakut, që përfundoi të shtunën në Bagdad. Ai këtë deklaratë e bëri mbrëmë në Bogota të Kolumbisë. Aktualisht presidenti Bush është në Guatemalë. Me qëndrimin në këtë vend ai e përfundon turneun e tij në Amerikën Latine.
XS
SM
MD
LG