Ndërlidhjet

MOSKË


Rezultatet e para preliminare tregojnë se partitë pro-Kremlinit do ti fitojnë zgjedhjet rajonale në Rusi. Partia Rusia Unike, e mbështetur nga presidenti Vlladimir Putin, po udhëheq në 13 prej 14 rajonave ku u mbajtën zgjedhjet. Partia tjetër që mbështetet nga Kremlini, Rusia e Drejtë, po udhëheq në rajonin Stavropol. Partitë opozitare ishin të margjinalizuara dhe ato i kritikuan zgjedhjet duke i cilësuar si mashtrim. Në këto zgjedhje ishin përfshirë vetëm një e treta e votuesve të regjistruar në Rusi.
XS
SM
MD
LG