Ndërlidhjet

STRASBURG


Parlamenti Evropian votoi mbrëmë për të mbështetur planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës. Parlamenti Evropian theksoi se ky propozim ishte i "rëndësisë më të lartë për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit".
Më tutje është thënë se Parlamenti shpreson që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të miratojë shpejtë rezolutën e re për Kosovën, të bazuar në planin e Ahtisarit. Në këtë kuadër, Parlamenti është shprehur i gatshëm që të lejojë fonde shtesë të Bashkimit Evropian për Kosovën.
XS
SM
MD
LG