Ndërlidhjet

PENJAN


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed El Baradei po qëndron në Penjan për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për çmontimin armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Ai tha se ky do të jetë një proces kompleks.
"Është e qartë se hapat e parë do të jenë të rëndësishëm, në mënyrë që të ecim përpara në bisedimet gjashtë palëshe" tha el Baradei.
Sipas marrëveshjes së muajit të kaluar, Korea e Veriut është pajtuar që të mbyllë reaktorin bërthamor vetëm në këmbim të ndihmës energjetike dhe garancive për sigurinë.
XS
SM
MD
LG