Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia tha se është shumë herët për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të shqyrtojë planin e propozuar për statusin e Kosovës dhe se nevoiten negociata të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministria e Jashtme tha se është i "parakohshëm" vendimi që kryenegociatori Marti Ahtisari të dorëzojë propozimin e tij brenda muajit në Kombet e Bashkuara.
"Pa marrëveshje ndërmjet palëve, të bazuar në kompromis, këto propozime nuk mund të garantojnë zgjidhje stabile dhe afatgjate. Është e nevojshme që të vazhdojnë konsultimet e paanshme" tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
XS
SM
MD
LG