Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi negociator i Kosovës raportoi sot në Kuvendin e Kosovës, rreth përmbylljes së procesit të bisedimeve në Vjenë. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe anëtarët e tjerë të ekipit u thanë deputetëve që presin se kryenegociatori Marti Ahtisari do t'i dërgojë Këshillit të Sigurimit të KB edhe rekomandimin e tij politik për pavarësinë e Kosovës.
"Dokumenti final i Ahtisarit përmban si zgjidhje vullnetin e popullit të Kosovës për shtet sovran dhe si të tillë Prishtina e ka pranuar" tha presidenti Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG