Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


"Zyrtarët e Koresë së Veriut mbesin të përkushtuar në përmbushjen e marrëveshjes për çarmatim" tha sot shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed El Baradei, pas vizitës në Penian.
"Korea e Veriut tha se është e përkushtuar për marrëveshjen e 13 shkurtit dhe është e gatshme të bashkëpunojë me Agjencinë" tha el Baradei në Pekin.
Ai vlerësoi se vizita atje ishte e "dobishme" dhe e hapi rrugën për raporte normale me këtë vend.
Marrëveshja e muajit të kaluar parasheh që Korea e Veriut të fillojë çmontimin e programeve bërthamore në këmbim të ndihmës ekonomike.
XS
SM
MD
LG