Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon vlerësoi se nevoitet që sa më shpejt të përfundojë procesi i përcaktimit të zgjidhjes për statusin e Kosovës dhe të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.
"Pas tetë vitesh të administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara, Kosovës dhe popullit të saj i duhet një e ardhme e qartë", thuhet në raportin për punën e UNMIK-ut për periudhën nëntor-shkurt.
Ban Ki Moon ka theksuar se është kyçe që të gjendet "zgjidhje e qëndrueshme" për të ardhmen e Kosovës, "e cila do të jetë stabile, dhe në të cilën të gjitha komunitetet do të bashkë-ekzistojnë në paqe".
Në raport, Ban Ki Moon u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna. Ai tërheq vërejtjen se nuk do të tolerohet përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike, dhe e përshëndet punën e institucioneve të Kosovës në zbatimin e standarteve.
Në raport thuhet se personeli i KB do të vazhdojë bartjen e përgjegjësive tek institucionet e Kosovës dhe përmes punës së përbashkët me udhëheqësit vendorë, për krijimin e një "mjedisi ndërmarrës për statusin e ardhshëm të Kosovës".
Ban Ki Moon gjithashtu theksoi se serbët e Kosovës, ashtu si deri tash, nuk marrin pjesë në punën e institucioneve politike, ndërsa tha se institucionet kosovare kanë shfaqur përkushtim të rëndësishëm për zbatimin e standardeve.
XS
SM
MD
LG