Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Udhëheqësja e Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq, udhëton sot për në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 mars, në të cilën do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Në këtë mbledhje, raportin për përmbushjen e standardeve në Kosovë do ta prezantojë shefi i administratës ndërkombëtare, Joachim Ruecker. Mjetet serbe të informimit kanë njoftuar se zonja Rashkoviq-Iviq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë amerikane.
XS
SM
MD
LG