Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Rusia është e vendosur të dobësojë e vonojë, por jo dhe pashmangshmërisht ta bllokojë planin e mbështetur nga perëndimi rreth të ardhmes së Kosovës.
Kjo bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila duke cituar burime diplomatike shton se Rusia duket se e ka pranuar idenë e pavarësisë së Kosovës, por synon ta ndajë në dy pjesë planin e Ahtisarit. Fillimisht Rusia kërkon të detyrohen shqiptarët të përmirësojnë kushtet për pakicën serbe me premtimin se do kenë shtetësinë në një periudhë të mëvonshme.
"Pjesë e propozimit rus është të fillohet zbatimi i të ashtëquajturave pjesë teknike të pakos së Ahtisaarit, duke filluar me decentralizimin dhe mbrojtjen e pakicave nën kornizën e rezolutës aktuale 1244", citon Reuters një diplomat perëndimor.
Më tej ai shton se propozimi rus kërkon të blejë kohë për Beogradin dhe se ky propozim "zgjat status quo" e për pasojë "do përballeshim menjëherë me probleme të mëdha sigurie".
"Shpresojmë se Rusia nuk do rrezikojë një krizë të madhe me Perëndimin, por nuk e dimë se cila do jetë strategjia e tyre finale", thotë për Reuters diplomati perëndimor.
XS
SM
MD
LG