Ndërlidhjet

UASHINGTON


Khalid Sheikh Muhamed, i dyshuar si një nga hartuesit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, ka pranuar përfshirjen në to dhe të tjera sulme të Al Kaidës.
Lajmi bëhet i ditur nga Pentagoni, derisa Muhamed i bëri deklaratat e mësipërme gjatë senacës së mbyllur dëgjimore për atë dhe tre të burgosur të tjerë të Guantanamos.
Muhamed pranoi se ishte drejtori operacional i Osama Bin Ladenit dhe ishte përgjegjës për të gjitha fazat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Ai mori përgjegjësinë për planifikimin e 28 sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, Britani, Izrael dhe caqe të tjera.
XS
SM
MD
LG