Ndërlidhjet

TIRANË


Komisioneri për Zgjerim i BE-së Olli Rehn tha sot se Bashkimi Evropian e mbështet planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës.
"Jemi për një zgjidhje të qëndrueshme dhe ne besojmë se KB do ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë të drejtë" tha Rehn gjatë vizitës së sotme në Tiranë.
Sipas tij, zgjidhja e statusit të Kosovës do të krijojë një mjedis stabil në rajonin e Ballkanit duke synuar integrimin në BE.
Rehn u takua me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, sipas të cilit, dokumenti i Ahtisarit ka "mishëruar parimet të cilat ofrojnë paqe, stabilitet dhe zhvillim në Kosovë".
Në fokus të takimit Rehn - Berisha ishin reformat e nevojshme në Shqipëri.
"Rruga e Shqipërisë drejtë BE-së, përveç reformave, kërkon edhe bashkëpunim politik" tha Rehn.
XS
SM
MD
LG