Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Khalid Sheikh Muhamed, i dyshuar si një nga hartuesit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, ka pranuar përfshirjen në to dhe të tjera sulme të Al Kaidës.
Lajmi u bë i ditur nga Pentagoni, derisa Muhamed i bëri deklaratat e mësipërme gjatë senacës së mbyllur dëgjimore për atë dhe tre të burgosurë të tjerë të Guantanamos.
Pati edhe njoftime se ai është torturuar nga agjentët e CIA-s, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snou mohoi akuzat.
"Po u them se politikë e jona është që të mos torturojmë dhe kemi udhëzuesë të qartë për marrjen në pyetje të të burgosurëve në burgjet amerikane" tha Snou.
Muhamed pranoi se ishte drejtori operacional i Osama Bin Ladenit dhe ishte përgjegjës për të gjitha fazat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Ai mori përgjegjësinë për planifikimin e 28 sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, Britani, Izrael dhe caqe të tjera.
XS
SM
MD
LG