Ndërlidhjet

SHQETËSIME TË REJA LUFTE PËR KOSOVËN


"The Guardian"

Në epokën që e përshkruan kryeministrin britanik Tony Blair, ndëhyrja në Kosovë karakterizohet si një moment kyç, suksesi i të cilit më vonë ka çuar deri tek ndërhyrjet në Afganistan dhe Irak. Por pas tetë vjetësh të faturave të papaguara dhe vendimeve të rënda që janë zvarritur, lufta e dytë e Kosovës për pavarësinë e saj mund të jetë vetëm disa muaj larg. Pas shumë vitesh në vendnumërim mbi çështjen e statusit, komunitetit ndërkombëtar nuk i ka mbetur edhe aq shumë kohë në këtë drejtim. Më 26 mars, i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari do të prezantojë planin e tij në Këshillin e Sigurimit dhe ai insiston se vendimi për statusin nuk mund të zvaritet më. Shumëkush pret që ky proces të përmbyllet në samitin e formacionit G8 në qershor, gjatë të cilit udhëheqësit perëndimorë do të përballen me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ekstremistët nacionalistë nga rradhët e shqiptarëve në Kosovë janë duke bërë presion për pavarësi të plotë dhe të menjëhershme. Në anën tjetër, zemërimi është duke u rritur edhe në Beograd, ku politikanët rivalë - të cilët që prej zgjedhjeve të janarit nuk po mund të pajtohen për qeverinë - pajtohen vetëm në dy gjëra; se Kosova është territor i Serbisë dhe se Kombet e Bashkuara janë duke vepruar në mënyrë të paligjshme. Rusia ndërkaq, e cila ka lidhje etnike, fetare dhe strategjike me Serbinë, pohon se kërkesat e Beogradit duhet të përmbushen për shkaqe parimore. Por, kritikët thonë zoti Putin është duke e shfrytëzuar Kosovën për avantazh taktik në kuadër të një strategjie më të gjerë për rikthimin e fuqisë së Rusisë në skenën ndërkombëtare. Momenti i madh i kryeministrit Tony Blair më 1999 ka qenë njëkohësisht momenti i poshtërimit për Boris Yeltsinin dhe tani që Rusia është më e fuqishme - ka ardhur koha për shpagim.
Disa analistë kanë paraparë një ndarje të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, por zoti Ahtisaari nuk ka kohë për ankesa të këtilla. Ai ka thënë se “nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron të ketë një zgjidhje, duhet të ketë guximin që deklarohet mbi statusin. Zgjidhja duhet të imponuar nga lart, kjo nuk më pëlqen as mua, por kjo është situata në të cilën jemi”.
Supozimet se Rusia, pasi të ketë arritur avantazhim maksimal për vetveten, do të mund t’i braktisë nacionalistët serbë nuk është edhe larg mendsh. Por, vullneti politik, i cili ka munguar aq shumë në Kosovë që prej ditëve me kahje të pacaktuar më 99-tën, ka qenë gjithnjë celësi i shmangies së krizave të reja. “Nëse Bashkimi Evropian nuk mund ta bëjë këtë, le ta harrojë atëherë edhe rolin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë gjatë presidencës gjermane, atëherë duhet të heqim dorë dhe të pranojmë se nuk mund të bëjmë asgjë.
XS
SM
MD
LG