Ndërlidhjet

VJENË


Vendimi i Këshillit të Sigurimit të KB për statusin e Kosovës pritet në tremujorin e dytë të këtij viti, ka thënë zëdhënësi i Martti Ahtisaarit, Remi Dourlot.
Sipas tij, zëvendës kryenegociatori Albert Rohan i ka dorëzuar sekretarit të përgjithshëm dy dokumenta.
"Njëri është propozimi final dhe gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës. Ky është dokumenti që iu prezantua të dyja palëve në Vjenë, ndërsa tjetri është raporti për sekretarin e përgjithshëm, ku Ahtisaari shpjegon propozimin dhe bën interpetimin e tij", ka thënë Dourlot, duke paralajmëruar se nuk ka arsye për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
"Shpresojmë që rezoluta do të miratohet së shpejti. Shtyrja do të sjellë vetëm jostabilitet. Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk do të arrihet asnjëherë, sepse palët kanë qëndrime plotësisht të kundërta", ka thënë Dourlot.
XS
SM
MD
LG