Ndërlidhjet

HAGË


Dëshmitari i mbrojtur K-87 tha sot në Tribunalin e Hagës se në pranverën e 1999, gjenerali i policisë Vlastimir Gjorgjeviq i ka urdhëruar që kufomat e sjella nga Kosova t'i varrosë në një bazë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Batajnicë.
Në gjykimin e ish presidentit të Serbisë Millan Millutinoviq dhe të akuzuarve tjerë, dëshmitari i prokurorisë tha se ai vetëm i ka zbatuar urdhërat.
Sipas aktakuzës, kufomat e civilëve shqiptarëve të vrarë, policia i ka transferuar në Serbi me urdhër të Sllobodan Millosheviqit.
Në Batajnicë dhe lokacionet tjera janë zhvarrosur mbi 800 kufoma të shqiptarëve civilë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG