Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Raporti mbi vlerësimin e standardeve do të jetë pozitiv, megjithë hapësirën për përmirësime të mëtejme në fushën e kthimit dhe të sundimit të ligjit, tha për radion Evropa e Lirë, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker.
Të hënën, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shefi i UNMIK-ut do të paraqes raportin mbi vlerësimin e standardeve.
Bashkë me Rykerin, në takimin e rregullt tre mujor të KS të KB për Kosovën, do të marrë pjesë edhe presidenti Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG