Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia sygjeroi që bisedimet për statusin e Kosovës të vazhdojnë, nën udhëheqjen e një të dërguari të Kombeve të Bashkuara.
"Në këtë fazë, duke marrë parasysh se si janë formuluar qëndrimet, është e nevojshme që të vazhdojnë negociatat" tha Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, njofton Reuters. Lavrov tha se "nëse kryenegociatori Marti Ahtisari mendon se ka bërë gjithëçka që ka mundur, atëherë pothuajse pa dyshim, mund të gjendet një person tjetër që do ta bëjë këtë".
Lavrov, i cili përsëriti se çfarëdo zgjidhjeje duhet të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, për të parën herë sinjalizoi se Rusia nuk do të përdorë automatikisht veton në Këshillin e Sigurimit të KB, nëse propozimi nuk ka mbështetjen e Serbisë.
"Nuk mund të jemi më serbë se sa vetë serbët dhe nuk mund të paralajmërojmë se nën çfarëdo rrethanash, ne do të bllokojmë zgjidhjen që nuk u përshtatet palëve. Gjithëçka do të varet nga pozicionet e palëve" tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG