Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Parlamenti palestinez miratoi sot kabinetin e ri qeveritar në përbërje të të cilit janë fraksionet palestineze Hamas dhe Fatah. Kryeministri Ismail Haniyah u bëri thirrje fuqive perëndimore që të ndërpresin bojkotin financiar.
"Prej tani qeveria do të jetë e kujdesshme në krijimin e lidhjeve të forta me Bashkimin Evropian dhe me vendet tjera dhe shpresojmë që ato do të heqin rrethimin e vendit tonë" tha Haniyah.
Izraeli përsëriti kundërshtimin për këtë qeveri.
"Qeveria e re palestineze nuk ka pranuar kushtet ndërkombëtare: njohjen e Izraelit, marrëveshjet zyrtare dhe nuk ka dënuar terrorin" tha zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit Miri Eisin.
XS
SM
MD
LG