Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Rusisë, Igor Ivanov tha se Kombet e Bashkuara duhet të emërojnë të dërguar të ri për Kosovën, i cili do të përpiqej të gjente një zgjidhje për statusin e ardhshëm të saj.
"Nëse nuk ka marrëveshje, dhe deri tash kemi parë se nuk ka, atëherë duhet të vazhdohen bisedimet dhe të emërohet një i dërguar i ri i posaçëm i Kombeve të Bashkuara", ka thënë Ivanov.
Komente të ngjashme dje bëri ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, por ai sinjalizoi se Rusia nuk do të përdorë automatikisht veto në Këshillin e Sigurimit, nëse propozimi nuk do të ketë mbështetjen e Serbisë.
XS
SM
MD
LG