Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ehud Olmert i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta vazhdojë bojkotimin e qeverisë palestineze. Olmert i tha kabinetit të tij se programi i koalicionit palestinez nuk i pranon parimet e Katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme.
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se Shtetet e Bashkuara janë të "dëshpëruara" nga drejtimi i qeverisë së re, pas fjalimit të kryeministrit Ismail Haniyah, në të cilin u përfshi referenca e "të drejtës së palestinezëve për të rezistuar" ndaj Izraelit. McCormack tha se kjo "drejtpërdrejt" kundërshton parimet e Katërshes.
Katërshja i ka bërë thirrje qeverisë së re të heqë dorë nga dhuna dhe t'i njohë marrëveshjet e kaluara me Izraelin, si parakusht për t'i vazhduar ndihmat perëndimore për Autoritetin Palestinez.
XS
SM
MD
LG