Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Mijëra protestues marshuan dje para ndërtesës së Pentagonit në Uashington në shenjë kundërshtimi ndaj luftës në Irak. Protestat u mbajtën në prag të 4-vjetorit të invazionit të udhëheqësur nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Protesta u mbajtën edhe në Los Angeles, San Francisco dhe qytetet tjera amerikane.
Ndërkohë Uashingtoni tha se do të dërgojë rreth 3 mijë ushtarë tjerë gjatë majit. Aktualisht në Irak shërbejnë më shumë se 140 mijë ushtarë amerikanë.
Në Evropë, mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër luftës në Madrid dhe qytetet tjera spanjole. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Turqi dhe Australi.
XS
SM
MD
LG