Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët evropianë thanë se nuk besojnë se mund të ketë negociata shtesë rreth dokumentit të kryenegociatorit për statusin e Kosovës Martti Ahtsari, por vetëm presin të shohin se si do të zhvillohet tani procesi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për Bashkimin Evropian, siç thanë diplomatët, tani është shumë e rëndësishme që të sigurohet një qasje unike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe BE-së dhe të miratohet rezoluta e re për Kosovën.
Çështja e statusit të Kosovës do të jetë njëra ndër temat kryesore kryesore në takimin e nesërm në Uashington, ku Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice do të takohet me treshen evropiane: Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Havier Solana, Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Frank Valter Steinmeier dhe Komisioneren për Raporte me Jashtë të BE-së Benita Ferrero Waldner.
XS
SM
MD
LG