Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në orët e hershme të mëngjesit, tre persona të armatosurë kanë hyrë në kishën katolike të fshatit Binçë të Vitisë dhe kanë sulmuar dy priftërinjë. Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se nën kërcënimin e armëve, sulmuesitë i plaçkitën priftërinjtë duke iu marrë një sasi të hollash dhe dy telefona celularë. Të dy priftërinjtë thuhet se pësuan lëndime të lehta trupore.
Policia është duke kërkuar sulmuesit, ndërsa qeveria e Kosovës shprehu indinjatën e thellë për këtë rast.
"Qeveria e konsideron këtë sulm si akt shumë të ultë dhe qyqar i cili pa marrë parasysh motivet dhe kryesit e veprës së ligë, është sulm ndaj ndjenjave fetare të të gjithë qytetarëve të Kosovës" thuhet në reagimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG