Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ehud Olmert i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta vazhdojë bojkotimin e qeverisë palestineze.
"Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të mos mashtrohet nga krijimi i qeverisë së unitetit dhe të vazhdojë me qasjen e njëjtë, pra izolimin e qeverisë që nuk përmbush kushtet e Katërshes" tha Olmert. Sipas tij, qeveria e Izraelit do të mbajë kontakte të kufizara me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të "dëshpëruara" nga drejtimi i qeverisë së re, pas fjalimit të kryeministrit Ismail Haniyah, në të cilin u përfshi referenca e "të drejtës së palestinezëve për të rezistuar" ndaj Izraelit.
Qeveria e re palestineze, që përbëhet nga grupet Hamas dhe Fatah, u votua dje nga parlamenti.
XS
SM
MD
LG