Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryebashkiaku i qytetit Dijelah në jug të Bagdadit është rrëmbyer dhe është vrarë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë në qytetin Hillah, një person i armatosur ka qëlluar për vdekje tre veta dhe ka plagosur 4 të tjerë.
Dhuna e fundit pasoi paralajmërimin e sekretarit
amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, i cili tha se është herët të thuhet nëse funksionon operacioni i sigurisë që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë në Irak.
Gates tha se misioni që kryesisht i përqëndruar në Bagdad, mund t'i shtyjë Al Kaidën dhe kryengritësit të operojnë gjetkë në Irak.
XS
SM
MD
LG