Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit në dy takime të mbyllura ka diskutuar për Kosovën. Në takimin e parë shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker foli për ecurinë e përmbushjes së standardeve dhe gjendjen në Kosovë.
Ai theksoi se është shënuar përparim në fushën e rendit e ligjit dhe ndërtimin e një shoqërie funksionale në Kosovë.
I pyetur pas takimit nëse çështja e Kosovës do zgjidhet deri në qershor, Ryker tha se "nuk mund të spekuloj pasi kjo i takon Këshillit të Sigruimit". Ryker këmbënguli se shtyrja e përcaktimit të statusit mund ta bëjë të pamundur menaxhimin e situatës në terren.
Raportimi i shefit të UNMIK-ut është kundërshtuar nga ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin, sipas të cilit raportimi i z. Ryker "ka qenë i njëanshëm".
Përfaqësuesi rus tha se në shoqëritë multietnike duhet të kihet parasysh vullneti i grupeve etnike dhe jo vetëm i shumicës dhe sipas tij "ky aspekt i çështjes sygjeron vazhdimin e bisedimeve".
Disa agjenci lajmesh njoftojnë se ambasadori rus në shenjë kundërshtimi me zotin Ryker lëshoi takimin. Zëdhënësja e Misionit rus në OKB, Maria Zaharova në një prononcim për Radion Evropa e Lirë mohoi braktisjen e takimit nga ana e zotit Çurkin.
Në takim merrte pjesë dhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu derisa nga pala serbe ishte dhe shefja e Zyrës kordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviç Iviç.
XS
SM
MD
LG